Shoqata për Kulturë “PLEJADA” Prizren është një organizatë joprofitabile dhe joqeveritare që promovon, ruan dhe mbron trashëgiminë kulturore materiale dhe jo-materiale (shpirtërore) të qytetit të Prizrenit dhe trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës.
OJQ "PLEJADA" është një organizatë multietnike që synon të promovojë trashëgiminë kulturore duke ruajtur arkitekturën e vjetër, traditat, zakonet, këngët e vjetra tradicionale, kostumet tradicionale, artifakte, të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës dhe në përputhje me rrethanat e tilla realizon projekte të shumta kulturore.
“Plejada” është veçanërisht e njohur për organizimin e një Festivali tradicional dhe unik në Kosovë që tubon së bashku të gjitha komunitetet e Kosovës dhe popujt e shteteve te Ballkanit, dhe gjithashtu tubon disa mijëra vizitorë - Festivali i njohur si “BALKANFEST”
Fokusi i organizatë “Plejada” është rinia e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, veçanërisht te vajzave te reja dhe studentëve. Gjithashtu, qëllimi i Plejadas është të forcojë sektorin civil, arsimimin, mjedisin e shëndetshëm, barazinë gjinore, zhvillimin e demokracisë dhe bashkëjetesën e përbashkët shumëetnike në Kosovë. Objektivi specifik është krijimi i kushteve për mbijetesën e rinisë Kosovare dhe mundësite për një jetë të shëndetshme dhe normale.
Kjo organizatë ka organizuar shumë projekte që mbështeten nga institucione të ndryshme, por edhe projekte që i ka financuar dhe implementuar vetë.
Kontakti:
Tel: +38344708066
E-mail: nvoplejada@gmail.com