KONKATEDRALA ZONJA NDIHMËTARE

Në jugperëndim të qendrës urbane, në bërthamën e vjetër të qytetit, te lagja e vjetër Qafë Pazari gjendet kisha katolike ”Zonja Ndihmëtare”, me objektet tjera përcjellëse.
Objektin me elemente të arkitekturës greko-romake, e ndërtoi në vitin 1870 argjipeshkvi Dario Bucciarelli, ndërsa më vonë Toma Glasnoviq ngriti kambanoren dhe vëri orën.
Objekti në fjalë është treaniate me altar gjysëm-harkor.
Aniata e mesme është e mbuluar me pullaz dyujore, kurse aniatat anësore janë një ujore dhe të mbuluar me tjegulla.
Shtyllat vertikale, shkallët dhe ballkoni janë prej drurit, muret nga ana e brendshme janë të suvatuara me llaç gëlqeror, ndërsa nga jashtë janë të pa suvatuara ku shihet struktura e muratimit me gurë shtufe.
Në qemerin e anijes së mesme ndodhen afresket me teknikë “al secco”, me prezantim të motiveve qytetare. Kështu, në pikturën e Zonjës, te pjesa e altarit prezantohen qytetarët e Prizrenit me veshjen karakteristike të kohës.
Mbi çardak gjinden pikturat e dy personave nga e kaluara e Ballkanit, Gjergj Kastriotit, prijësit të Principatës shqiptareve dhe Joannes de Hunyad-it, guvernator dhe kryekomandant Hungarez. Autori i këtyre pikturave është piktori austriak Simcowiss, i cili i bëri pikturat në vitin 1878.
Objekti ka ruajtur origjinalitetin e vetë gjerë më vitet 1970, kur me rastin e shënimit të 100 vjetorit, muret, shtyllat dhe dyshemeja u veshën me pllaka mermeri, shkallët dhe çardaku u bënë me beton arme dhe u vendosë gardhi metalik në hyrje dhe të shkallët. Kompleksi i Konkatedrales Zonja Ndihmëtare përfshin dhe objektet tjera përcjellëse si që janë: Ndërtesa e Semenishtës (shkolla fetare katolike), ndërtesa e priftërinjve, ndërtesa e motrave të nderit, selia e Ipeshkvisë, ndërtesa e Famullisë dhe objektet tjera të banimit dhe lokalet afariste.