Lokalitet Arkeologjik shumështresor në Vlashnje (Prizren)
Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit. Në këtë lokalitet është dëshmuar vazhdimësia e jetës gjatë disa periudhave kohore si neolit i hershëm (kultura e Starçevës), neolit i vonë dhe i mesëm (kultura e Vinçës), eneolit (periudha e bakrit), periudha e bronzit, epoka e hekurit, periudha helenistike si dhe periudhat e antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokalitet hulumtuar në disa sezone që pas viteve dy mijë të mileniumit tonë, nxori në pah fragmente të shumta të enëve nga argjila e pjekur, vegla pune nga guri, stralli dhe kocka, si dhe zbuku rime dhe objekte utilitare, monedha etj.