Balkan FEST 2019 - Kosove - Festivali multietnik

Organizuar dje nga Shoqata Kulturore Plejada në Prizren "Balkan Fest" - Festivali i Këngëve Tradicionale. Festivali i Këngëve Tradicionale në Ballkan Fest, këtë vit përsëri ka mbledhur një numër të madh interpretuesish nga të gjitha bashkësitë kombëtare në Kosovë, shqiptare, boshnjake, serbe, turke, gorane, rome, ashkalinjve, egjiptiane, malazeze, si dhe interpretues nga jashtë.

Duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e Balkan Fest-it, drejtori i Festivalit Hermin Memishi thekson se festivali ka arritur qëllimin e tij - të promovojë dhe ruajë nga harresa këngët tradicionale, por edhe të diversitetit dhe vlerave kulturore të Kosovës. "

Komunikimit i drejtpërdrejtë me interpretuesit e muzikës tradicionale të profileve të ndryshme dhe estetika performuese e artistëve të ndryshëm që jetojnë në vendin tonë është diçka që e veçon këtë festival me shume prej të tjerëve. Si drejtor i festivalit, unë jam krenar për tolerancën multietnike dhe shumëkombëshe të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës", tha Memishi për portal.

Festivali u mbështet nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prizrenit dhe Kultura për Ndryshim.