OJQ PLEJADA
Trashëgimia Kulturore e Kosovës
Shoqata për Kulturë PLEJADA Prizren është një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që promovon, ruan dhe mbron trashëgiminë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të qytetit të Prizrenit dhe trashëgiminë kulturore të Republikës së Kosovës.
Blog
Lokaliteti arkeologjik, përkatësisht vendbanimi shumështresor i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace shkëmbore (335metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës Prizren-Zhur, rreth 6 km në perëndim të Prizrenit.
Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI.
Lokaliteti i periudhës së bronzit të Korishës, ishte hulumtuar gjatë vitit 2006 dhe kishte karakter të gërmim-shpëtimit.