ESHTE MBAJTUR FESTIVALI I KENGEVE TRADICIONALE- Balkan FEST - Kosove2018

Një numër i madh i të ftuarve, figurave publike dhe politike morën pjesë në festivalin e organizuar nga Shoqata Kulturore Plejada e Prizrenit, e sponsorizuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prizrenit.

Në festival morën pjesë interpretues të këngëve tradicionale nga komunitetet boshnjake, shqiptare, gorane, turke, serbe, rome, ashkali dhe egjiptiane.

"Unë do të doja të lavdëroja anëtarët dhe vullnetarët e OJQ-së Plejada, të cilët me entuziazëm dhe me dëshirë janë angazhuar për ta bërë këtë festival të suksesshem, per qëllim të ruajtjes nga harresa, jo vetëm të vlerave boshnjakëve, por edhe të vlerave tradicionale të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë", tha Zëvendës Ministri Ajazi.