Prizren: Ballkan FEST - Kosovë - U mbajt Festivali Multietnik i Këngëve Tradicionale 2017

Në Qendrën Kulturore “Xhemajli Berisha” në Prizren u mbajt një festival me këngë tradicionale, para disa qindra vizitorëve.Festivali u organizua nga OJQ-ja "Plejada" me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe sipas kryetarit të kësaj organizate jo-qeveritare Hermin Memishi-t, qëllimi ishte promovimi i trashëgimisë kulturore jo-materiale të Kosovës.

"Ne kemi dashur të tregojmë pasurinë tone kulturore të këngëve tona me interpretuesit më të famshëm dhe instrumentet tradicionale. Koncerti kishte për qëllim promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo-materiale, si dhe ruajtjen e këngëve tradicionale nga harresa", tha drejtori i Festivalit.